AKTUALITET, 24 September 2026, 13:24

Kuvendi/ Opozita nuk largohet nga foltorja, miratohet propozimi për të kaluar në votim për rendin e ditës! Seanca ndërpritet për herë të 4-t

Deputeti socialist Erion Malaj propozoi që të kalohet në votim për rendin e ditës pa debat pasi me rikthimin në seancë, opozita vijon të mbajë të bllokuar foltoren.

“Në emër të grupit parlamentar të PS, pas përpjekjeve të kryetarit të Kuvendit, 4 herë për të kthyer seancën në normalitet, kjo seancë nuk mund të vazhdojë. Në këto kushte propozoj të kalojmë në votim”, tha Malaj.

Propozimi i deputetit u pranua, ndërsa votimi do të nisë pas 10 minutash pasi Peleshi njoftoi sërish pushim duke shënuar kështu ndërprerjen e seancës për herë të katërt.