AKTUALITET, 4 Dhjetor 2018, 11:39

Plagosi policen me kapsollë, lihet në burg Daniel Drobaj

Plagosi policen me kapsollë, lihet në burg Daniel Drobaj

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë sërish në burg Daniel Drobajn dhe Dorjan Protoduari, banorë të Astirit që u arrestuan pas protestës që u zhvillua tek Kuvendi.

Drobaj, 18-vjeçari që akuzohet se plagosi me kapsollë efektiven e forcave ‘Shqiponja’ Ina Nuka, do të qëndrojë nën arrest, po ashtu edhe Protoduari, protagonist në protestën e dhunshme, ndërkohë që ata apeluan sot masën.