TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka vijuar këtë të enjte në Tiranë protesta e 55-të kundër investimit të planifikuar në zonën e Zvërnecit.
Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku zhvilluan tubimin me pankarta dhe parulla, ndërsa ngritën edhe kërkesa politike, përfshirë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në sistemin politik.
Pas tubimit në qendër të kryeqytetit, protestuesit nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku vijuan me protestën e tyre.
Ndër kërkesat kryesore të tyre janë ndryshimi i ligjit zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për investitorët strategjikë, kundërshtimi i Paketës së Maleve, si dhe ndryshimet që lidhen me zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.
Protesta po zhvillohet prej 55 ditësh radhazi, me fokus kryesor kundërshtimin e investimeve të planifikuara në zonën e Zvërnecit, për të cilat aktivistët shprehen kundër duke kërkuar mbrojtjen e zonës.