AKTUALITET, 2 September 2026, 20:19

Nufi: Falë ndërhyrjes së shpejtë, turisti që ra në humnerë në Shalë evakuohet me “Black Hawk” drejt Tiranës (Video)

Helikopteri “Black Hawk” i Forcës Ajrore kreu sot një operacion kërkim-shpëtimi në fshatin Kaprre, njësia administrative Shalë (Shkodër), pas rënies në humnerë të një turisti, i cili po eksploronte zonën së bashku me katër turistë të tjerë.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi bën të ditur se “falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionalizmit të ekipeve të shpëtimit, turisti u nxor nga humnera. Ai kishte pësuar frakturë në këmbë dhe, pas evakuimit, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore”.

Sipas Nufit, katër turistët e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Forcat Ajrore janë në gatishmëri për të shpëtuar jetë”, tha Nufi.