AKTUALITET, 5 November 2026, 13:16

Tragjike në Dibër/ Rrëzohet shtylla elektrike gjatë punimeve, zë poshtë elektriçistin dhe i merr jetën

Tragjike në Dibër/ Rrëzohet shtylla elektrike gjatë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Vasies, në Kala të Dodës, ku një elektriçist ka humbur jetën teksa ishte duke punuar për ndërrimin e shtyllave elektrike.

Viktima është identifikuar si Lulzim Shehu, elektriçist i zonës. Ai ishte duke kryer punimet për ndërrimin e një shtylle, kur gjatë ndërhyrjes në linjën elektrike, shtylla është rrëzuar duke e zënë poshtë.

Për pasojë, Shehu ka humbur jetën në vendngjarje. Pas nxjerrjes së trupit, ai është nisur drejt morgut të Spitalit Rajonal të Dibrës.

Ndërkohë, pritet të zbardhen rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në rrëzimin e shtyllës gjatë punimeve. 

Burime nga policia bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Njoftimi i policisë: 

Dibër/Informacion paraprak

Më datë 05.11.2026, rreth orës 11:45, në fshatin Vasie, Dibër, shtetasi L .Sh., rreth 60 vjeç, me profesion elektriçist, dyshohet se gjatë kryerjes së punimeve për vënien e një shtylle elektrike, është rrëzuar shtylla dhe për pasojë e ka zënë poshtë, ku si pasojë e dëmtimeve të marra, 60-vjeçari, ka ndërruar jetë në spital

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.