TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protestuesit e mbledhur në ditën e 95-të të aksionit qytetar kanë lënë hapësirën e sheshit para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Me thirrje të njëpasnjëshme kundër kryeministrit Edi Rama dhe me kërkesën e prerë për lirimin e 14 protestuesve të arrestuar një natë më parë, turma po përparon në mënyrë të organizuar, duke paralajmëruar rrethimin e selisë së qeverisë sërish.
Organizatorët dhe aktivistët kanë paralajmëruar se do të vijojnë skenarin e ndjekur gjatë ditës së djeshme, kur bllokuan hyrjet kryesore për gjatë gjithë kohës që kreu i ekzekutivit ndodhej brenda në zyrë.