TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Fierit dhe forcat “Shqiponja” kanë ndërhyrë mbrëmjen e kësaj të marte në qendër të qytetit, ku kanë rrethuar dhe bllokuar një makinë luksoze.
Sipas të dhënave paraprake, ndërhyrja e policisë dyshohet se ka ardhur pas një konflikti mes disa të rinjve. Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi motivin e debatit apo nëse gjatë përplasjes ka pasur përdorim të ndonjë sendi apo arme.
Pas marrjes së njoftimit, forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë lokalizuar automjetin ku ndodheshin personat e përfshirë në konflikt.
Mjeti luksoz është bllokuar në qendër të Fierit, ndërsa personat e përfshirë në debatin e ashpër janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.
Aktualisht, shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet që hetimet të nxjerrin në dritë motivin e konfliktit dhe rolin e personave të shoqëruar.
Për momentin, bëhet fjalë për të dhëna paraprake dhe nuk ka një njoftim zyrtar që të konfirmojë një version më të detajuar të ngjarjes.