TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në katin e gjashtë të hotel “Radisson” në kryeqytet, duke shkaktuar panik të përkohshëm, por situata është vënë shpejt nën kontroll nga shërbimet e emergjencës.
Sipas burimeve nga terreni, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekt elektrik në njërën prej pajisjeve të kondicionerit në këtë kat. Ndërhyrja e menjëhershme ka bërë të mundur izolimin e vatrës pa lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve në ambientet e tjera të godinës.
Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar apo të asfiksuar nga tymi.