AKTUALITET, 11 August 2026, 22:06

Kruja sërish në flakë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Abazaj, pranë “Kroit të Madh”

Vatra e zjarrit mbi lagjen Abaze në Krujë, pranë vendit të quajtur “Kroi i Madh”, është riaktivizuar sërish, pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme për shuarjen e saj gjatë katër ditëve të fundit.

Në këtë zonë është punuar me të gjitha mjetet, nga toka dhe nga ajri, ndërsa disa herë është menduar se zjarri ishte shuar plotësisht. Megjithatë, trashësia e madhe e shtresës së humusit në këtë zonë ka bërë që prushi të mbetet i fshehur në brendësi të tokës.

Era ka ndihmuar më tej në riaktivizimin e vatrës, duke rikthyer flakët në zonën e prekur nga zjarri.

Ndërkohë, vijon puna në terren për shuarjen e plotë të vatrës dhe neutralizimin e saj.

Sipas raportimeve, flakët ndodhen disa qindra metra larg banesave, ndaj aktualisht nuk paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për zonat e banuara.