AKTUALITET, 21 August 2026, 12:25

Nën hetim për tenderin e tunelit të Llogarasë, GJKKO zbut masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH, Gentian Gjyli

Gjykata ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, i cili është nën hetim për procedurat e tenderimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, ndaj Gjylit është caktuar masa e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, si dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit.

Gjyli është një prej personave të përfshirë në dosjen që lidhet me procedurat e tenderimit dhe ndërtimit të tunelit të Llogarasë.