SPORT, 7 Mars 2020, 23:50

Messi mposht Ronaldon, bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave...

Messi mposht Ronaldon, bëhet golashënuesi më i mirë i

Lionel Messi ka marrë vendin e parë si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në pesë ligat kryesore europiane.

Penalltia e shndërruar në gol kundër Real Sociedad, kishte vlerën e tri pikëve për Barcelonën, por ishte edhe një rekord për yllin argjentinas.

Me 438 gola, një më shumë se Cristiano Ronaldo, Lionel Messi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në pesë ligat kryesore të Europës.

Lojtari më i mirë i La Ligas për muajin shkurt, kishte kryesuar këtë renditje deri më 25 janar, kur Ronaldo e kaloi atë me një gol kundër Napolit.

Gjashtë javë më vonë, Messi udhëheq përsëri.