TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me futbollistët të detyruar të qendrojnë në shtëpi për shkak të emergjencës koronavirus, në pritje të kenë mundësinë për të rinisur aktivitetin, klube të ndryshme përpiqen të administrojnë kufizimin e detyruar të të teseruarve të tyre sipas mundësisë më të mirë. Jo vetëm programe stërvitore të detajuar e të personalizuar, por edhe menu e studiuar në detajet më të vogla e ai që e zbulon për tifozët në Intagram ka qenë Nicolò Barella, që në një story ka publikuar ‘take aëay’ të organizuar nga Inter.
Organizimi i klubit është i thjeshtë e inteligjent. Ushqimi gatuhet në Appiano Gentile, duke ndjekur indikacionet e një nutricionisti e pastaj dërgohet direkt në shtëpitë e futbollistëve. Pulë, perime, darkë, drekë, për tu ngrohur në mikrovalë, proteina, karbohidrate, gjithcka e shpjeguar dhe e kuruar në detaje për të garantuar një ushqim të shëndetshëm e të ekuilibruar për futbollistët e familjarët e tyre.