SPORT, 15 Mars 2020, 20:51

"Fake News" shndërrimi i hoteleve të CR7 në spitale, nga Portugalia mohoet versioni spanjoll

"Fake News" shndërrimi i hoteleve të CR7 në spitale,

Duket se është gjithnjë e më shumë një lajm fals ai që erdhi nga Spanja sipas të cilit Kristiano Ronaldo ka ndërmend ti shndërrojë hotelet në Portugali në spitale për të përballuar emergjencën e koronavirus.

Në mëngjes gazeta spanjolle "Marca" shpërndau lajmin duke i besuar komentit të Edgar Caires, mikut personal të Kristianos, por në rrjetet online nisën dyshimet mbi gjestin e madh të sulmuesit të Juventusit.

Duke nisur nga Jornal Madeira, e përditshmja e vendlindjes së CR7, që e ka konsideruar lajmin mbi hotelet si një “fake”. “Ky informacion që është publikuar nga e përditshmja spanjolle sportive "Marca", është false dhe është përgënjeshtruar”.

Një pozicionim i fortë dhe i qartë, që fshin me një goditje të vetme atë që është shkruar për lëvizjen e CR7 në favor të emergjencës koronavirus në Portugali. Fake news godasin përsëri, edhe në kohë krize.