SPORT, 14 Mars 2020, 12:50

Tre raste me Koronavirus, Kosova pezullon kampionatin e futbollit

Tre raste me Koronavirus, Kosova pezullon kampionatin e futbollit


Për fat të keq, në Kosovë janë konfirmuar tre rastet e para me Koronavirus. Diçka që ndikoi direkt te qeveria e Kosovës, e cila vendosi masat për të bërë të mundur shpërndarjen sa më pak të virusit. Në këtë mes nuk mund të mbetej pa prekur edhe futbolli.

Para konfirmit të rasteve, Ipko Superliga e Kosovës, ishte vendosur të vazhdonte aktivitetin me dyer të mbyllura. Megjithatë, tashmë është e pamundur dhe Federata vendosi pezullimin pa afat të kampionatit, ashtu sikurse kanë bërë edhe shumë Liga të tjera në Europë.

“Ky vendim vjen pas konfirmimit të tre rasteve me Koronavirus në vendin tonë dhe si masë parandalimin e përhapjes së këtij virusi. FFK fton futbolldashësit, punëtorët sportivë dhe qytetarët në përgjithësi të qëndrojnë të qetë dhe ta luftojmë së bashku këtë pandemi pa panik por me kujdes të shtuar”, shkruhej në deklaratën e FFK.