SPORT, 14 Mars 2020, 15:42

Rugani vazhdon të bëjë ‘viktima’, në karantinë edhe arbitri i Juve-Inter

Rugani vazhdon të bëjë ‘viktima’, në

Jo vetëm Juventus dhe Interi në izolim, pasi Daniele Rugani rezultoi pozitiv për testin e koronavirus të martën e kaluar në mbrëmje.

Edhe Marco Guida, arbitri ndërkombëtar i seksionit të Torre Annunziata që drejtoi ndeshjen e madhe në Stadium të dielën, ka vendosur të futet në izolim vullnetar në banesën e tij.

Arbitri i ndeshjes, ashtu si kanë bërë shumë të teseruar të dy skuadrave, nuk i është nënshtruar tamponit sepse protokolli është i qartë dhe nuk e parashikon.

Bashkë me Guida, gjykuan ndeshjen të dielën në mbrëmje edhe Fabio Maresca, arbitri i katërt, e Ciro Carbone, asistent i linjës, e edhe ata janë në izolim paraprak në banesën e tyre.