TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deri tani e vetmja ligë nga 5 kryesoret në Europë, që s’kishte pezulluar aktivitetin e saj ishte ajo gjermane. Megjithatë, çdo gjë e ka një fund dhe rezistencës së Bundesligas ndaj koronavirusit i ka ardhur fundi. Organizatorët e këtij kampionati kanë këmbëngulur për të vazhduar të luhet pa tifozë, ndërkohë që të gjithë i kishin ndaluar kampionatet e tyre dhe kjo ka shtyrë personalitete të lartë dhe lojtarë të kritikojnë këtë vendim.
Vetëm para pak momentesh Bundesliga ka vendosur të ndalet dhe të rifillojë në datë 2 prill. Ky vendim vjen pas infektimit të një lojtari të Bundesligas dhe dyshimeve të disa rasteve të tjerë. Kështu, organizatorët kanë ndryshuar mendje për momentin, por nuk i ndalen qëndrimit të tyre për t’i shkuar garës deri në javën e fundit.
Koronavirusi ka goditur rëndë edhe Gjermaninë, teksa së fundmi dyshohet për infektimin me Covid-19 të trajnerit të Gjasulës te Paderborni. Tashmë futbolli i “ka mbyllur qepenat” dhe të gjithë po shpresojnë të mbarojë sa më shpejt kjo situatë e vështirë për të nisur përsëri aktivitetin jo vetëm në futboll, por edhe në të gjitha fushat e jetës.
https://twitter.com/DFL_Official/status/1238483231365672960