TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sulmuesi serb i Fiorentinës, Dushan Vlahoviç, në Serinë A ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Serbi nuk shfaqi simptoma por rezultoi pozitiv teksa klubi i Fiorentinës deklaron në një status në rrjetet sociale se ai tashmë është në shtëpi.
Pas Ruganit të Juventusit dhe Gabbiadinit të Sampdorias Vlahoviç bëhet lojtari i tretë i prekur nga koronavirusi teksa bota e futbollit është prekur edhe në Angli me Mikel Artetën trajnerin e Arsenal dhe talentin anglez të Chelsea Callum Hudson- Oddoi.
Pritet që edhe ekipi i Fiorentinës të vendoset në karantinë për shkak se Dushan Vlahoviç ka qenë pjesë e stërvitjeve me bashkëlojtarët e tij para se të rezultonte pozitiv.
