SPORT, 16 Mars 2020, 13:36

Nga i urryer në shpëtimtar, kompania e presidentit të Hofenhajm është pranë krijimit të vaksinës së koronavirusit

Nga i urryer në shpëtimtar, kompania e presidentit të Hofenhajm


Pronari i Hofenheim, Ditmar Hop është personi më i urryer nga gjithë tifozët në mbarë Gjermaninë.

Ai është një nga presidentët, që ka ndryshuar politikat e zakonshme të klubeve gjermanë, duke marrë më shumë autonomi se tifozët në aksionet e klubit.

E gjithë kjo ka shkaktuar një irritim shumë të madh të gjithë tifozëve, të cilët kanë shpalosur disa parrula ofenduese drejt tij.

Por tashmë e gjithë kjo urrejtje mund të përfundojë. Hop është pronar i një prej kompanive më të mëdha farmaceutike në Gjermani dhe në laboratorët e saj po bëhen testime për të krijuar vaksinën kundër Covid-19. “CureVac” është kompania që ka përparuar më shumë drejt bërjes së një vaksine, që do të shpëtonte mijëra jetë në gjithë botën.

Këtë kompani shprehu interesin ta blejë edhe presidenti i SHBA, Donald Tramp, por përgjigja ishte kategorikisht negative.

Kështu, me shumë mundësi gjithë tifozët gjermanë do të duhet të ndryshojnë mendim për Hop, pasi mund të jetë ai shpëtimtari i jetëve të të afërmve të tyre dhe jo vetëm.