SPORT, 19 Janar 2020, 14:16

Liverpuli mendon të kthejë në Angli të padëshiruarin e Juventus, gati 30 milionë për bardhezinjtë

Liverpuli mendon të kthejë në Angli të padëshiruarin e


Emre Xhan nuk arriti për asnjë moment të kishte harmoni me trajnerin Maurcio Sarri. Mesfushori nuk ia fali për asnjë moment teknikut faktin që italiani e la jashtë listës së Champions League në fazën e grupeve.

Nga ana tjetër, Sarri nuk e shikon si pjesë të planeve Xhan, teksa edhe në ndeshjen e fundit në Kupën e Italisë nuk i dhuroi asnjë minutë. Në vend të turko-gjermanit, ai aktivizoi Pjacën si një sinjal se Xhan nuk është në mendimet e tij. Ofertat për mesfushorin nuk mungojnë teksa PSG mbetet e interesuar ndërsa edhe Everton me Ançelostin kanë shprehur dëshirën për shërbimet e Emre.

Megjithatë, situata mund të ndryshojë krejtësisht pasi së fundmi Liverpuli po mendon ta rikthejë në skuadër. Me të kuqtë Emre Xhan u aktivizua për katër vite duke shkëlqyer, por u largua me parametër zero pasi i përfundoi kontrata. Tashmë, nëse Klop kërkon ta rikthejë i duhet të shpenzojë 30 milionë euro.