SPORT, 15 Janar 2020, 10:56

Milan, Pioli: Kupa e Italisë është objektivi ynë, pres një skuadër kompetitive

Milan, Pioli: Kupa e Italisë është objektivi ynë, pres


Stefano Pioli, trajneri i Milanit mezi po pret debutimin e tij në Kupën e Italisë. Sot në orën 18:00 kuqezinjtë do të luajnë ndaj Spal. Trajneri kuqezi mundohet që t’i japë rëndësi sfidës së sotme.

Kupa e Italisë, të paktën për mua, është një kompeticion shumë i rëndësishëm sepse fitorja e saj tashmë të dhuron Europa League dhe jo më kot, të gjitha skuadrat e mëdha, siç është edhe Milani, i japin një rëndësi të madhe. Nuk duhet të mendojmë për fitoren finale të këtij kompeticioni, por duhet të përqendrohemi vetëm te dueli i ditës së sotme”, u shpreh Pioli.

Trajneri i kuqezinjve nuk tregohet hermetik sa i përket formacionit që do të hedh në fushën e lojës. “Pas ndeshjes me Kaljarin disa nga lojtarët e mi hasën disa shqetësime të vogla muskulore dhe nuk mund të jenë në dispozicion për SPAL-in. Gjithsesi, do të rreshtoj formacionin më të mirë të mundshëm edhe në Kupë, ndonëse në këtë rast do të zgjedh në varësi të freskisë psikologjike, më shumë sesa të asaj fizike. Pres një Milan kompetitiv ndaj SPAL-it”, shtoi mw tej tekniku i kuqezinjve.