SPORT, 19 Janar 2020, 12:38

Conor McGregor, gjakos kaubojsin Cerrone për 40 sekonda dhe merr me vete 60 milionë paund

Conor McGregor, gjakos kaubojsin Cerrone për 40 sekonda dhe merr me vete 60


Vetëm 40 sekonda i kanë mjaftuar Conor McGregor për të mposhtur Donald “Cowboy” Cerrone në eventin UFC0-246, zhvilluar  në Las Vegas sfidë e vlefshme për peshën “welterweight” (pesha 71-77kg).Një rikthim triumfues i irlandezit, që befasoi të gjithë me startin që i bëri kësaj sfide, përfshirë edhe rivalin e tij, që u dorëzua shumë shpejt.Që në momentin kur nisi dueli, McGregor godet Cerrone me shpatull në fytyrë, duke bërë që “kaubojsi” amerikan të gjakoset.

https://www.youtube.com/watch?v=XS3tEZRGuF4&feature=emb_logo

Kjo i jep zemër irlandezit të vijojë sulmet dhe brenda pak sekondash Cerrone është në tapet, duke u goditur nga grushtet e McGregor, deri në momentin që gjyqtari vendos të ndalë sfidën.Conor McGregor ka fituar 1.5milionë paund për sekondë për shkatërrimin që i bëri Donald Cerrones në rundin e parë,.Triumfi brenda 40 sekondave në Las Vegas kundër Donald Cerrones, ka vlerën e 60 milionë paundve , që do të derdhen në arkat e Conor McGregor.