SPORT, 15 Janar 2020, 12:17

Totenhemi “zgjohet” në merkato, Murinjo merr në ekip talentin 21-vjeçar


Tashmë është zyrtare, Totenhemi afron ën ekip mesfushorin e talentuar të Benfikës, Gedson Fernandez.

Ky i fundit ka kaluar te “Spërsat” në formën e huazimit për 18 muaj dhe në rast se bind me paraqitjet e tij do të blihet përfundimisht nga anglezët.

Lojtari ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha me paraqitjet e tij të shkëlqyera te klubi portugez, dhe për këtë arsye Murinjo nxitoi për ta marrë në ekipin e tij.

Fernandez është 21 vjeç dhe aktivizohet në repartin e mesfushës, teksa nga shumë cilësohet si një futbollist me të ardhme të ndritur.