TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndeshja kundër Midëllsbrout në Kupën FA mund të jetë e fundit për Kristian Eriksenin me Totenhemin (edhe trajneri Zhoze Murinjo u shpreh se të shtunën, kundër Uotfordit, ndoshta lojtari nuk do të jetë në skuadër).
Ditët e ardhshme mund të jenë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit danez. Interi i ka prezantuar ofertën lojtarit: diçka më pak se 10 milionë euro në sezon, dyfishin që i japin londinezët për rinovimin, shifër që mund të arrihet nga tri bonuse të përfshira në kontratë.
Mbeten për t’u përcaktuar detajet mes dy klubeve: “Spërsat” për momentin janë të ndalur në një vlerësim prej 20 milionësh, shumë e konsideruar e tepërt nga zikaltrit që po shpresojnë në një ulje.