TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Roma është skuadra e fundit që siguron pjesëmarrjen në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Skuadra kryeqytetase ka mundur sot 2-0 Parmën e Kastriot Dermakut, duke prerë një biletë për në turin tjetër të aktivitetit.
Ka qenë Lorenco Pelegrini ai që ka vendosur sfidën me dy golat e tij në pjesën e dytë, duke shënuar fillimisht në minutën e 49 të ndeshjes, e më pas me një penallti në të 76-n për të vulosur takimin ku Dermaku ishte titullar e luajti gjatë 90 minutave. Ky ishte një duel të cilin Parma e përballoi me shumë zgjedhje të dyta, dukshëm duke preferuar që të mos shpenzonte energji për të duke menduar për kampionatin italian.
Me kualifikimin e Romës është përcaktuar kështu përfundimisht edhe tabela e plotë e çerekfinaleve. Në njërën anë të tabelës janë çiftet Napoli-Lacio dhe Inter-Fiorentina të cilat do të nxjerrin dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të turneut që do të ndeshen mes tyre.
Nga ana tjetër, çifti Torino-Milan do të përballet me fituesin e çiftit Juventus-Roma për të nxjerrë finalistin tjetër të këtij turneu, që sheh ende në garë ekipet kryesore të futbollit italian.