SPORT, 15 Janar 2020, 12:24

Arrihet marrëveshja, Kumbulla zgjedh të transferohet tek gjigantët në Serie A

Arrihet marrëveshja, Kumbulla zgjedh të transferohet tek


Marash Kumbulla është padyshim mbrojtësi më i kërkuar në Serie A.

Ditën e sotme e përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport” shkruan se Kumbulla verën e ardhshme do të mbajë veshur fanellën e Interit.

Në takimin e fundit që është organizuar mes drejtuesve të dy klubeve është akordi për kalimin e talentit shqiptar në Milano gjatë verës së këtij viti mbi bazën e 20 milionë eurove.

Për të arritur një marrëveshje për Kumbullan, Interi ka pranuar t’i japë në huazim që në merkaton e janarit, Veronës Federico Dimarcon ndërkohë që mund të pranojë të huazojë edhe për sezonin e ardhshëm talentit tjetër Eddy Salcedo.

Me këtë transferim që ende nuk është bërë zyrtar mes dy klubeve, Kumbulla hedh një hap të rëndësishëm në karrierë.

https://www.gazzetta.it/Calcio/Serie-A/Inter/14-01-2020/marotta-incontra-agenti-kumbulla-resta-pole-360101662296.shtml