LIFESTYLE, 20 Janar 2023, 15:59

Pas 25 vitesh, largohet nga posti një nga CEO-t e Neflix

Pas 25 vitesh, largohet nga posti një nga CEO-t e Neflix

Bashkëthemeluesi i Netflix, Reed Hastings njoftoi të enjten se ai do të largohet si bashkë-CEO i kompanisë dhe do të shërbejë si kryetar ekzekutiv. Hastings do të zëvendësohet nga Ted Sarandos dhe Greg Peters, të cilët tashmë janë në poste të larta.

Bordi ka diskutuar për planifikimin e trashëgimisë për vite me radhë edhe themeluesit duhet të evoluojnë!,” shkroi Hastings në një postim të enjten. “Si pjesë e këtij procesi evolucionar, Ted u promovua në bashkë-CEO së bashku me mua në korrik 2020, dhe Greg u promovua në COO dhe gjatë 2.5 viteve të fundit unë u kam dorëzuar atyre gjithnjë e më shumë menaxhimin e Netflix“, vazhdoi ai.

“Ted dhe Greg tani janë bashkëdrejtorë ekzekutivë. Pas 15 vitesh bashkëpunim, jam plotësisht i bindur në aftësitë e tyre drejtuese. Jam krenar që do të shërbej si kryetar ekzekutiv për shumë vite në vijim”, shkroi Hastings në Twitter.

Siç vë në dukje CNN, Hastings themeloi Netflix në 1997 dhe ndryshoi mënyrën se si familjet e panumërta shikonin filma dhe seriale.

Platforma e abonimit shtoi 7,66 milionë abonentë të rinj në tremujorin e katërt të 2022, ndërsa sipas vlerësimeve të saj,  priste rreth 4,5 milionë  abonentë të rinj. Kështu, Netflix mbylli vitin 2022 me një total prej  230.75 milionë abonentë në mbarë botën, duke mposhtur objektivin prej 227.59 milionë abonentësh.