LIFESTYLE, 16 Janar 2023, 14:01

Nuk bëri asnjë veprim noterial prej vitesh, Ministria e Drejtësisë i hoqi licensën e noterit Luiz Ejllit (DOKUMENTI)

Nuk bëri asnjë veprim noterial prej vitesh, Ministria e

Në nëntor 2013 Luiz Ejlli shprehej se do të kthehej në Shqipëri, pas studimeve në Francë për t’u bërë avokat, ose noter.

“Ka pak që jam kthyer në Shqipëri, ku u diplomova në Francë për Drejtësi. Aktualisht po shikoj për hapësira për të ushtruar profesionin tim. Le të shikojmë se çfarë do të na ofrojë fati! Kështu them! Të nis një jetë të re si avokat, noter. Të shikojmë dhe konkurset e ndershme që na kanë sjellë tani, le t’i provojmë”-shprehej Luizi për mediat.

Por pas 8 viteve Ministria e Drejtësisë do t’ia hiqte licensën e noterit, me motivacionin se nuk kishte bërë asnjë punë prej vitesh.

Më 12 mars 2021, pas një kontrolli të ushtruar te adresa e zyrës së avokatisë që kishte paraqitur, Ministria e Drejtësisë vendosi t’ia heqë licensën, sepse, pas 5 majit 2018, nuk kishte kryer asnjë veprim noterial.

Urdhëri ishte firmosur nga ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.