LIFESTYLE, 19 Janar 2023, 14:56

“Kush duron fiton!”/ Dueti u hoq pas ankesës së kompozitorit Valentin Veizi, Elsa Lila njofton rikthimin e “Pyes Lotin” në Youtube

“Kush duron fiton!”/ Dueti u hoq pas ankesës së
Fotomontazh: Elsa Lila dhe capital T dhe kompozitori Valentin Veizi

Festival i Këngës 2022 u shoqërua e mjaft zhurmë e deklarata. Por vëmendje të madhe mori rikthimi i këngëtares Elsa Lila në skenën shqiptare pas bujës së madhe që bëri arrestimi i sa në Itali. 

Në mbrëmjen e tretë të “Festivalit të Këngës”, artistët pjesëmarrës kënduan në duete me artistë të tjerë të njohur. Elsa Lila riktheu pas 25 vitesh këngën e saj ikonike “Pyes Lotin”, fituese e çimit të parë të Festivalit në RTSH në vitin 1996. Elsa Lila e këndoi këngën e saj në një duet me reperin Capital T. Mirëpo kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga kompozitori i këngës Valentin Veizi.

Ky i fundit  u shpreh i revoltuar për versionin e ri të këngës të kënduar në festival nga Elsa Lila dhe Capital T.

Pas një ankese që kompozitori bëri, kënga u fshi nga faqja zyrtare në YouTube e “Festivalit të Këngës.”

Mirëpo “kush duron fiton!” shkruan Elsa Lila, duke iu përgjigjur Valentin Veizit, për të lajmëruar se “Pyes Lotin” e kënduar nga ajo dhe Capital T, është rikthyer sërish në YouTube.

“Kush duron fiton!”/ Dueti u hoq pas ankesës së
Postimi i Elsa Lilës

Elsa Lila fitoi çmimin e jurisë duke fituar Festivalin e Këngës, por çmimin e publikut e mori Albina Kelmendi e cila do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023.