LIFESTYLE, 17 Janar 2023, 10:40

"Unë jam me Luizin, bashkëshorti im i ardhshëm duhet të jetë si ai"/ Çmenduria e "BBV" kap edhe spikeren e lajmeve të televizionit publik (VIDEO)

"Unë jam me Luizin, bashkëshorti im i ardhshëm duhet të

Çmenduria me fenomenin "Luiz Ejlli" ka kapluar edhe emisionin e lajmeve në televizionin publik që paguhet me taksat e shqiptarëve. Spikerja e RTSH, Eri Muco, para se të niste leximin e lajmeve, bëri një deklaratë të papritur në mbështetje të Luiz Ejllit, konkurrentit të "BBV".

Në një video që po qarkullon në rrjet, ajo shihet teksa duke hapur edicionin informativ thotë: “Para se të filloj këtë ditar, doja t’ju thoja se unë jam me Luizin. Dhe nëse do të martohem bashkeshorti im i ardhshëm duhet të jetë si Luizi”, dëgjohet të thotë spikerja për këngëtarin nga Shkodra që brenda shtëpisë së BBV-së është dalluar si intimidues dhe bullizues i femrave.

Këtë video spikerja e ka shpërndarë edhe vetë në rrjetet e saj sociale.