TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aleksandër Gjoka iu bashkua kritikëve të formatit "Big Brother" në "Top Channel", që është kthyer në temë dite për trushplarjen, perversitetin, fjalorin dhe mesazhet çedukuese që përcjell.
Këngëtari i njohur, reagoi me fjalor rruge, pas situatave të krijuara, mes dhunës fizike dhe verbale, ofendimeve të banorëve për njëri-tjetrin që kanë krijuar një atmosferë mjaft toksike duke sjellë reagime të forta nga jashtë shtëpisë.
Artisti Aleksandër Gjoka, përmes disa postimeve në “Instagram”, “shpërtheu” ndaj formatit të debatuar televiziv, duke mos kursyer as fjalët banale. Ai thotë se ndjen keqardhje se sa poshtë kanë rënë vipat shqiptarë.
“Përshëndetje Big M*t. Ndjej keqardhje për ”Vipat shqiptarë" sa poshtë paska rënë Kartagjena. Na çatë k**** me këtë format idiot”, shkruan Gjoka.