LIFESTYLE, 17 Janar 2023, 12:45

VIDEO/ Kërcet dajaku live në shtëpinë e "elitës së kombit", Kejvina rreh me shpulla Luizin

VIDEO/ Kërcet dajaku live në shtëpinë e "elitës

Ky edicion i “Big Brother Vip” është duke tejkaluar çdo kufi etike, edukate dhe humanizmi.

Sikur të mos mjaftonin debatet, sharjet, zhveshjet, loja me emicionet e publikut duke e mashtruar me sëmundje të paqëna, tani ka nisur dhe dajaku live.

Bëhet fjalë për Kejvina Kthellën, e cila ka goditur Luiz Ejllin.

Në videon më poshtë shihet teksa Kejvina është duke i bërtitur Luizit dhe në një moment ajo çohet dhe godet me shpullë këngëtarin, pasi ky i fundit e kishte ofenduar me gjuhë seksiste.