LIFESTYLE, 16 Janar 2023, 14:01

“Libër që nuk e ble askush”/ Florian Binaj “thumbon” Ermal Mamaqin si “shkrimtar”

“Libër që nuk e ble askush”/ Florian Binaj

Mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Zemër Luana” ishte aktori i mirënjohur Florjan Binaj.

Binaj u vendos para një sfide krah artistit Bujar Qamili. Në ekran dolën foto personazhesh dhe Flori duhet të vizatonte diçka që i krahasonte ndërsa Qamili duhej t’u dedikonte një këngë. Teksa në ekran u shfaq fotoja e Ermal Mamaqit, Flori vendosi të pikturonte një libër duke “thumbuar” me titullin që i mbivendosi.

Libri që vizatoi për të mbajti titullin “Si të bëhemi pa mësues për 6 ditë”, e për këtë vizatim Flori e pati një koment duke e krahasuar sipas tij kështu: “Kanë qenë gjithmonë ato librat e anglishtes në librari “Si ta mësosh anglishten për 6 ditë pa mësues” dhe gjithmonë të tërhiqnin e thoje ‘wow’ se si mund ta mësoje për 6 ditë, ishte një libër i trashë, por asnjë se blinte atë librin se di pse”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZEMËR LUANA ???????? (@zemerluana)