LIFESTYLE, 21 Nëntor 2021, 13:09

“Nuk e kontrolloja dot veten”/ Kledi flet për eliminimin nga Big Brother VIP, ja si është marrëdhënia e tij me të dashurën

“Nuk e kontrolloja dot veten”/ Kledi flet për eliminimin nga

Kledi Hysa, i eliminuari i fundit nga shtëpia e Big Brother VIP ka rrëfyer në “Fan Club” rreth largimit të tij dhe asaj që mendon se e largoi nga loja.

Sipas tij, shpesh herë nuk arrinte të kontrollonte emocionet e tij. Ndërsa për takimin me Beatrixën, tha se u habit nga fakti se ajo e dinte që do të ishte zgjedhja e Kledit.

Kledi: Jam njeri që nuk i tregoj shumë emocionet dhe aty nuk e kontrolloja dot veten dhe shpesh herë pyesja “A jam unë ky”. Edhe në shumë show live, më pëlqente se njeriu do ta tregojë emocionin. Çdo herë kur tregoja emocione ndihesha shumë i lumtur. Më bën përshtypje diçka, kur ra tema për zgjedhjen. E pyeta Beatrixën, e dije që do të zgjidhte Kledi? Tha e dija 100%. Ku e dinte ajo?

Sa i përket të dashurës, me të cilën bashkëjeton prej 6 vitesh, Kledi tha se e vlerëson shumë si njeri dhe arriti të kuptojë karakterin e saj por nuk mund të thojë se do të jenë sërish bashkë pa  zhvilluar një bisedë me të.

Kledi: Nuk kam qenë asnjëherë i mërzitur. Kam qenë i qartë me veten time. Unë kam qenë në lojë sepse dhe në një ndeshje futbolli, ka lojtarë. Pse flitet për ata që bëjnë ndeshje, jo për të tjerët?
Unë vazhdoja me Haulën, pata atë gjendjen dhe më ka ndihmuar sepse e pashë cfarë karakteri ka. Janë rrethanat të gjitha bashkë. Nuk kam shkuar në Big Brother që të kthjellohem, thjesht më ka ndihmuar.

Kur të shkoj në Austri e ta takoj, do flas me të se ka nevojë dhe ajo. Do ishte fake po të thoja që jam me të ose të shoh mos gjej ndonjë femër në Shqipëri, jo. Femra ka gjithmonë nevojë për respekt dhe e vlerësoj kaq shumë. Haula si njeri e vlerësoj shumë dhe meriton edhe ajo respektin e vet./TCH/