TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur puna për Njësinë Lëvizëse të Kujdesit Dentar, e cila synon ta afrojë shërbimin dentar pranë fëmijëve, përfshirë edhe nxënësit e shkollave që nuk kanë kabinete dentare.
Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se njësia do të mundësojë depistimin dhe trajtimin dentar në terren, me fokus edhe te fëmijët në zonat rurale.
Sipas Spahiut, si pjesë e projektit do të kryhet fillimisht depistimi i fëmijëve për të identifikuar nevojat e tyre, ndërsa më pas do të përcaktohen ndërhyrjet që kërkohen, përfshirë trajtimet dhe mbushjet dentare.
Projekti do të nisë me një pilot në Elbasan dhe do të përfshijë edhe fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara që ndjekin shkollën.