TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ura mbi lumin Mat, në aksin nacional Lezhë-Milot, është vendosur nën kufizim për automjetet me tonazh të rëndë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ka vendosur barriera betoni në të dyja anët e urës, me qëllim ndalimin e kalimit të mjeteve që tejkalojnë peshën e lejuar prej 13 tonësh.
Masa është ndërmarrë pas ndërhyrjes emergjente të kryer disa muaj më parë për përforcimin e themeleve të urës. Pavarësisht sinjalistikës së vendosur, monitorimet në terren kanë evidentuar shkelje të përsëritura të kufizimit nga automjetet e rënda.
Ndërkohë, përdoruesit e urës shprehen se struktura vijon të ketë probleme dhe ngrenë dyshime për cilësinë e investimit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron se kufizimi nuk lidhet me ndonjë cedim apo dëmtim të urës, por është një masë parandaluese për mbrojtjen e ndërhyrjes së kryer në themele dhe garantimin e qëndrueshmërisë afatgjatë të strukturës.
Për rikonstruksionin dhe përforcimin e Urës së Matit, me gjatësi 844 metra, u akordua një fond emergjent prej 107 milionë lekësh të reja, ndërsa punimet zgjatën rreth 8 muaj.