TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një grua është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një kompleks banimi pas shkollës “Harry Fultz”, ndërsa në banesë ka qenë edhe nipi 14-vjeçar.
Gruaja, Lumturie Patushi, është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Bashkëshorti i saj, Hysni Patushi, është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia, e cila po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar edhe dhëndrin e autorit, i cili ka qenë në banesë në momentin e krimit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të krimit.