TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një studente 22-vjeçare ka përcjellë një mesazh gjatë protestës, duke shpjeguar arsyet që e kanë nxitur të dalë në shesh së bashku me të rinjtë e tjerë.
E reja deklaroi se prej tre muajsh kanë protestuar në mënyrë paqësore, por sipas saj, shqetësimet e tyre nuk janë dëgjuar nga institucionet.
Gjatë fjalës së saj, studentja u shpreh se institucionet shtetërore duhet të shkatërrohen, ndërsa kërkoi ndjesë për bizneset private që janë prekur nga zhvillimet e protestës.
22-vjeçarja u përlot teksa tregoi se jeton e vetme në Shqipëri, pasi familjarët e saj ndodhen jashtë vendit. Ajo ngriti shqetësimin për kushtet e vështira në të cilat, sipas saj, jetojnë studentët, ndërsa kritikoi përfaqësuesit e pushtetit, duke përmendur edhe Belinda Ballukun.
Studentja theksoi se, sipas saj, nuk është e drejtë që politikanët të pasurohen me taksat e qytetarëve, ndërkohë që të rinjtë përballen me vështirësi ekonomike.
Mesazhi i studentes:
“Ju edhe të gjithë këta të tjerët ta dini shumë mirë se do t’iu vijë fundi. Ai dhunon me shkop gome. Mund të vdesin njerëz këtu. A dini se çfarë ndodh nëse një student ndërron jetë këtu. E ke të gjithë kombin në këmbë. Po na marrin të ardhmen. Dolëm paqësisht tre muaj, nuk na dëgjoi njeri. Çdo ditë ne këtë do të bëjmë. Do të jemi çdo ditë këtu. A doni dikush që të fliste. Po flas unë.
Çfarë duam ne?
E para dorëheqjen e Ramës se na e ka nxirë jetën.
E dyta, konviktet të jenë të rregullta. E treta, të respektoni rregullat dhe ligjet, të ketë drejtësi.
Të mos vriten më avokatë, siç u vra ai atje. Mos ushtroni dhunë ndaj popullit kur kërkon të drejtën e vet. Këtë duam ne. Nuk duam asnjë gjë tjetër. Po kërkojmë të drejtat minimale. Të gjitha bankat t’i ndjekin, çdo institucion të djegin. Kërkojmë për privatet që janë djegur. Mund të jenë prekur, unë si studente iu kërkoj falje.
Të tjerët të digjen dhe t’u vihet flaka. E para nga parlamenti. Del edhe flet Kiduina dhe Zegjineja e thonë se këta nuk janë studentë. Unë kam studiuar në Fakultetin Ekonomik. Më është dashur për 5 vjet që të shkoj në punë dhe shkollë. Është e dhimbshme të jetosh këtu. Unë këtu nuk kam asnjë familjar. Motrën, vëllain, i kam të larguar. Edhe prindërit në emigrim. Prandaj kam dalë këtu. Edhe prindërit duhet të na mbështesin.
Nuk ka më rrugëzgjidhje, të pasurohen ata me taksat tona. Të blejnë vila. Të jetojnë nëpër apartamente. Të tërhiqen zvarrë studentët që nuk kanë bërë asgjë dhe të punojnë një kundër 6 ndërkohë që Vlorën që del me Ergys Agasin ta zbresin si zonjë nga makina. A nuk është e dhimbshme kjo?”, tha e reja.
Ajo shtoi se nuk do të heqin dorë nga revolta.
“Bëjmë kulla të bukura. Ku do të arrijmë ta blejmë ndonjëherë kullën e tyre, me 530 mijë lekë në rrogë. Detyrohemi të jetojmë në shtëpi me goca që nuk i njohim fare. Nuk ka asnjë rrugëzgjidhje tjetër, studentët nuk ndalen më. Le të dhunojnë sa të duan, zërin tonë nuk mund ta mposhtin. Vetëm nëse na vrisni, nuk do të na shihni më këtu. Nuk kemi më ca humbim.”