AKTUALITET, 20 July 2026, 22:42

"Ka tre predha në trup, u larguan me skaf pas atentatit"/ Hoxha jep detaje për atentatin ndaj Thimjo Rubatit

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për atentatin ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë. 

Hoxha dha detaje nga atentati, ndërkohë që tha se autorët nuk janë identifikuar dhe kanë përdorur një mënyrë të "sofistikuar" largimi me skaf, duke qenë se Saranda është e mbushur gjatë sezonit turistik dhe është e vështirë dalja nga rrugë tokësore. 

"Këtë rastin e Sarandës, po e përmendim vazhdimisht pasi Saranda është kthyer në zonë të nxehtë. Mirë që bëjnë atentat, Saranda ka vetëm tre hyrje dhe dalje, ata e kanë bërë atentatin, motorrin e kanë lënë në anë të detit dhe kanë ikur me skaf. Edhe projekti për Smart City i qeverisë nuk e kap dot këtë lloj atentati. 

Është atentat me kosto të lartë, që nuk e përballon dot kushdo. Saranda është full tani dhe nuk ke ku ikën, prandaj kanë ikur me skaf. I plagosuri është dërguar në Janinë, ka tre predha në trup, është jashtë rrezikut për jetën. 

Një ditë përpara i biri është konfliktuar me një polic të komisariatin e Sarandës dhe e ka rrahur, por ngjarja nuk besohet se ka lidhje me këtë por me të kaluarën e Rubatit. Ka një skedë, plot e ka. Ka filluar në 2002, trafik qeniesh njerëzore, përdhunim të miturish, kontrabandë, trafik klandestinësh. Ka qenë i arrestuar për rrëmbimin e një vajze 13 vjeç. Policia nuk ka arritur të identifikojë zanafillën e këtij konflikti.  

Tani ai duhet të bashkëpunojë me policinë. Përsëritja e këtyre atentateve në zona si Sarandë dhe Memaliaj... Është shumë i vogël Memaliaj për të ndodhur kaq shumë vrasje. Janë çështje që nisin për trafik", tha ndër të tjera Hoxha.