AKTUALITET, 20 July 2026, 22:17

“Pse moj të gjithë ata që kanë biznese janë banditë?”, analisti Demalia përplaset me aktivisten 

Analisti Ilir Demalia u përfshi në debat të ashpër me aktivisten Nertila Haxhia në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ndërsa po flisnin për synimin e protestuesve për të rrëzuar qeverinë e Ramës.

Aktivistja debatoi me analistin për revjutë e qytetarëve ndaj bizneseve të vendit, për të cilat tha se kanë lidhje me qeverinë, ndërsa ai dënoi sulmet e protestuesve ndaj bizneseve në vend.

Pjesë nga debati

Demalia; Një pyetje kam unë. Si do ta detyroni Ramën ju të japë dorëheqjen se ai ka 83 mandate, krizë politike nuk ka. Me çfarë mekanizmi do ta hiqni?

Haxhia: E drejta qytetare është rezistenca. Unë e shkoj zotin Demalia që thotë se ju thoni që do t’u marrim bizneset. 

Demalia: Jo ju personalisht, por nga rrjetet tuaja që hynë në google dhe u ulën yjet. 

Haxhia: Ju e dini se kush i ka bizneset të lidhura direkt me vendimarrësit e atyre që janë në politikën shqiptare, që kanë resortet në të gjithë bregdetin shqiptar, që ti nuk kalon lirshëm as te rruga publike se të dalin badigardët dhe të rrahin. Janë badigardët që ruajnë kutitë e votimit atje.

Demalia: Mos na bërtit.

Haxhia: Jam në protestë, edhe këtu jam. Nuk mund të thuash edhe këtu se do tu marrim bizneset.

Demalia: Përgjegjësinë ta jep ligji.

Haxhia: Problemi nuk është pasuria, por ligjshmëria e këtyre bizneseve, të ardhurat ekonomike nga i marrin, se ka dhe media që janë bërë si zyra marketingu për bizneset luksoze dhe pas tyre qëndrojnë bandat e krimit që ty të marrin zvarrë kutinë e votimit. Do të japin llogari dhe kushdo që i futet biznesit do të kalojë në një transparencë të të ardhurave dhe punës. Pse nuk prmovohen prodhimet e bizneseve të ndershme, por promovohen bizneset e luksit?

Demalia: Kjo që po bëni ju është demagogji.

Haxhia: Është fakt.

Demalia; Si do t’ia marrësh ti?

Haxhia: Oligarki, monopol ekonomik me pushtetin politik të ka grabitur sistemin e drejtësisë, të drejtën themelore.

Demalia: Edhe një bebe i thotë këto që thua ti. 

Haxhia: Cilët biznese do të marrim? Si merren bizneset? 

Demalia: Pse moj të gjithë ata që kanë biznese janë banditë? Ju sulmuat turizmin duke i bërë dëm Shqipërisë.

Haxhia: Jo, përkundrazi.

Demalia: Ju e sulmuat dhe e sulmoni në rrjetet sociale.

Haxhia: Çmimet që paguhen në bregdetin shqiptar dhe ato të ardhura jotransparente të atyre që janë të lidhur me politikën.

Demalia: Do të dëgjoni ndonjëherë?

Haxhia: Ju doni të demoralizoni popullin shqiptar.

Demalia: Po nëse paskam fuqi të demoralizoj popullin, qenkam i madh.

Haxhia: Fatmirësisht ka njerëz që nuk janë rritur me mentalitetin e dhunës.

Demalia: Ju, pa patur pushtet, imagjinoni çfarë bëni, politikë përjashtuese.

Haxhia: Po ku ka pushtet më të madh se liria?