TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se përpjekja për të ndërtuar Kuvend të protestës, bëhet nga "spekulantë" që duan protagonizëm dhe se protesta nuk ka nevojë për përfaqësi, pasi nuk pranohen negociata për kërkesat që qyetatarët kanë shtruar.
"Nuk ka qenë nevoja e protestës për të bërë një Kuvend. Ajo ka qenë nevojë e atyre që duan ta kapin protestën, të kenë Kuvend dhe të kenë me kë të negociojnë. Protesta nuk ka negociata.
Përderisa nuk ka negociatë nuk ka nevojë për të patur një përfaqësi. Përderisa ata nuk duan të drejtohen nga askush, nuk ka nevojë për një këshill drejtues.
Ka vetëm njerëz vullnetarë që merren me infrastrukturën e protestës.
Çdo gjë tjetër, çdo prodhim tjetër, është si ajo fusha e stadiumit që tapeti dihet, do të shiten copat e tapetit, ta blej unë dhe të them isha në finale. Marrin nga pak protestë këta, është një lloj protagonizmi, janë spekulantë të protestës çdo njeri që merr përsipër ta përfaqësojë atë", deklaroi Abilekaj.