TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për atentatin në tentativë ndaj Preng Gjinit, i cili u zbulua nga policia, duke dhënë detaje për historinë e konfliktit midis dy familjeve, e cila sipas gazetarit e ka zanafillën te një problematikë me një ngarkesë heroine.
"Kjo është ngjarje që parandaloi një atentat të rradhës. Është histori gjakmarrje që ka nisur për shkak të një ngarkese heroine, kemi patur atentate në Romë, Bruksel, Tiranë, Rrëshen. Hakmarrja midis fisit Reçi dhe familjes Gjini.
Ka nisur për humbjen e një ngarkese, është dhënë ngarkesa, por personi që ka dhënë paratë, më pas i ka grabitur.
Rasti i fundit, policia nuk ka dhënë shumë deatej si e ka gjetur Euglen Burakun, 38 vjeç nga Durrësi, që u kap në fshatin Stajk të Vaut të Dejës. I është gjetur minë e komanduar dhe fotografia e Preng Gjinit.
Ai qëndron më shumë jashtë sesa brenda. Kujtoni ngjarjen te Irfan Tomini, në mes të urës. I mbijetoi atij atentati, me sa duket ata që dështuan në 15 shtator 2020, kanë tentuar të përsërisin të njëjtën gjë.
Personi ka thënë që minën e ka lënë diksuh tjetër në makinën time. Kanë shkuar te Eduart Përgjoka, në banesën e tij janë gjetur telefona, karta sim, fara kanabisi. E rëndësishme është që u arrit të parandalohej. Personat e interesuar për ta eleminuar, kanë ruajtur lëvizjet e tij. Është një sage ngjarjesh që nuk po mbyllet.
SPAK ka shpallur në kërkim Edison Reçin, e ndaluan në Dubai por nuk është ekstraduar.
Nëse e dëgjon këtë, duket si Shqipëri tjetër, por në fakt kjo është Shqipëria reale. Qarku i Lezhës është ndër më problematiket që ka Shqipëria.
Po marrin jetë njerëzish, madje edhe jetë njerëzish të pafajshëm", tha ndër të tjera Hoxha.