TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, është diskutuar për 51 ditët e protestës së qytetarëve.
Analistët e ftuar në studio, kanë debatuar lidhur me protestën, numrin e protestuesve dhe kauzën e tyre.
Debati:
Artan Hoxha: Për 36 vjet kjo është protesta më masive, më e qëndrueshme që ka qenë ndonjëherë. Protesta, nuk e kishim parë të dilte Tirana në shesh. Përpjekja për të gjetur kush erdhi nga jashtë, është e dështuar. Pse erdhëm në këtë pikë? Sa më shumë bie numri i protestuesve, Rama del dhe bën sikur i ka dëgjuar. Njerëzit i nxorri pakënaqësia. U gjet një sebep, po, ishte pika që mbushi gotën. Kush është problemi? Ajo ishte një masë njerëzish, që ishin kundër Ramës dhe Berishës. A do ta realizojnë këtë gjë? Do ta shohim, e lehtë nuk është.
Ilir Demalia: Thua doli Tirana. Sa banorë ka Tirana? Sa arriti numri më i lartë?
Ylli Rakipi: Dy të shtuna, ishte numër i pabesueshëm.
Ilir Demalia: Ne gënjejmë veten. Të garantoj unë, sa i gjatë është ? E ke koceptin 100 mijë?
Andi Tela: Ishte numër i pabesueshëm.
Artan Hoxha: Nuk ka patur ndonjëherë kaq shumë njerëz.
***
Ylli Rakipi: Dy javët e para, protesta ishte nga më të bukurat.
Ilir Demalia: Po pse ore?
Ylli Rakipi: Ti thua vetë këtu ka degjeneruar çdo gjë.
Ilir Demalia: Dakord.
Artan Hoxha: Ore mos u tremb se nuk e kanë marrë akoma pushtetin. Ne duhet të kënaqemi që shqiptarët dalin në protestë.
Ilir Demalia: Nuk bëhet me orar kinemaje protesta. Bëhet me përmbysje. Kur janë ngritur atëherë në Ukrainë… Duhet të pranojmë që ky është proces.
Andi Tela: Mos krahaso një protestë në Ukrainë me një në Tiranë, pasi është kontekst krejt tjetër.
Ilir Demalia: Protestat nuk kanë orar kinemaje.
Andi Tela: Këtu ka dalë i gjithë populli.
Ilir Demalia: Ore çfarë thua ti i gjithë populli?
Andi Tela: Po po kanë dalë nga të gjitha shtresat, përfaqësues nga të gjithë shtresat, pasi janë të pakënaqur.
Ylli Rakipi: Madje edhe deputetja Koçeku...
Ilir Demalia: Po të dalë gjithë populli bie qeveria për 24 orë aty.
Andi Tela: Kanë dalë për të ndryshuar mënyrën se si qeveriset.
Ilir Demalia: Kërkesat e tyre janë ju do të ikni, ne do të marrim parlamentin, bizneset, komplet ide përjashtuese.
Artan Hoxha: Jo çdo njeri që flet atje është mendimtar.
Ilir Demalia: Si ma shpjegon ti që Zvërneci, kur ishte tmerri në kanalin e Hormuzit, doli lajmi i parë Zvërneci? Në një kohë që kanali i Hormuzit është problem botëror?
Artan Hoxha: Ti ke thënë 20 vjet shqiptarët nuk protestojnë, tani që dalin në protestë, ti thua kanali i Hormuzit...
Ilir Demalia: Kishte edhe orkestrim aty.
Ylli Rakipi: Ishte familja Trump, dhëndri i Trump erdhi këtu dhe bën çfarë i do…
Ilir Demalia: Jam dakord duhej transparencë. Pse oligarkët rus dhe arabët që kanë ngritur gradaçelat në Londër?