AKTUALITET, 20 July 2026, 21:23

“Protesta përfaqësonte një shumicë absolute”, Demalia debaton me Abilekajn: Me ardhjen e revolucionit zgjidhen problemet?

Analistët Enton Abilekaj dhe Ilir Demaliaj debatuan në emisionin "Të Paekspozuarit" për motivet e protestës që po mbahet prej 51 ditësh në Tiranë. Ndërsa Abilekaj u shpreh se ata që dolën në protestë u ka ardhur në majë të hundës me partitë politike në Shqipëri, Demaliaj u shpreh se problemet nuk zgjidhen me revolucion. 

Pjesë nga biseda

Enton Abilekaj: Po të analizosh 50 e ca ditë është e vështirë. Fillimi ishte ndryshe, vijoi ndryshe dhe tani është fazë tjetër, nuk e dimë ende, është fazë pushimi, reflektimi, apo faza që i jep fund protestës. Ajo fryma dhe pjesëmarrja e fillimit nuk është më. Nuk jemi më te të rinjtë, ata të shtresës së mesme, që krijuan trendin që të gjithë e kishin zili. Ai trend krijoi edhe te punonjësit e administratës, që shanin protestën në Facebook, krijoi dëshirën e madhe të maskoheshin për të vajtur në protestë. Ajo protestë përfaqësonte një shumicë absolute në Shqipëri.  Një shumicë që mund të jetë edhe votuese e partive politike, por u ka ardhur në majë të hundës me këto parti politike. Panë aty një mundësi. 

Ilir Demaliaj: Me ardhjen e revolucionin zgjidhen problemet? 

Enton Abilekaj: Asgjë nuk është e qartë. Por ajo që është e rëndësishme, njerëzit kuptuan se vetëm duke protestuar, duke u zgjuar, mund të arrijnë atë që duan. Nuk ka qeveri dhe kryeministër të mirë. Ju kujtohet Macron, ardhja e Macron si një e re, por ai sfidoi dy partitë që ishin dhe erdhi menjëherë në pushtet. Ardhja e tij u shoqërua me disa masa që shkaktoi rebelimin e jelekëve të verdhë, menjëherë Macron ndryshoi politikën, bëri edhe paketë masash për të ndihmuar shtresën e varfër të popullsisë. Nuk ka kryeministër të mirë, por popull që e merr të drejtën e vet duke protestuar. Ky është mesazhi, prandaj protesta mbetet si ide dhe koncept. 

Ilir Demaliaj: Në botë protestat janë ushtrimi më i mirë i demokracisë. Por qeverinë e kontrollojnë institucionet e pavarura, media, shoqëria civile. E kemi patur ne këtë shoqëri civile dhe media? Sot ngremë gishtin për t’i thënë kryeministrin ti. Jemi ne që kemi detyruar këtë qeveri për të ndërtuar vila në Palasë, gazetarët në Rolling Hills. E shfrytëzojmë qeverinë dhe pastaj duam të dalim ne. Kështu ndodhi edhe në ’90.