AKTUALITET, 14 October 2026, 14:36

Protesta, gjimnazi “Partizani” dhe shkolla të tjera thërrasin me urgjencë prindërit në mbledhje

Protesta, gjimnazi “Partizani” dhe shkolla të tjera

Gjimnazi “Partizani” dhe disa shkolla të tjera të mesme kanë thirrur me urgjencë prindërit e nxënësve në mbledhje, pas largimeve nga shkolla dhe përfshirjes së një pjese të nxënësve në protestën para Ministrisë së Arsimit.

Mbledhjet janë zhvilluar rreth orës 13:30, ku prindërit janë informuar për largimet e nxënësve nga ambientet e shkollave. Drejtuesit e institucioneve arsimore kanë kërkuar vijimin normal të procesit mësimor.