TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë si zgjidhjen e vetme për krizën në vend.
Gjatë deklaratës së tij nga selia blu, Berisha iu drejtua edhe punonjësve të Policisë së Shtetit, duke i ftuar të mos përdorin dhunë ndaj protestuesve dhe të bashkohen me studentët në kundërshtimin e qeverisë.
Kreu i PD-së përsëriti kërkesën për largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë, duke e lidhur atë me zgjidhjen e situatës politike në vend.
“I bëj thirrje policisë, ju që godisnit qytetarët, ju që thyenit kockat e të rinjve dhe të moshuarve, forca e ligjit do të bjerë mbi ju kudo të jeni.
Policë, ju që shihni se piramida e krimit dhe drogës qëndron mbi ju si shpata e Demokleut, bashkohuni me studentët dhe rebelohuni. Rama të japë dorëheqjen, është rruga e vetme për zgjidhjen e krizës që ka kapluar vendin. Qeveri e përkohshme është kushti i të gjitha kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Përshëndes studentët dhe i siguroj se PD është me to në të gjitha format”, tha ai.
Ai deklaroi se Partia Demokratike e ka mbështetur protestën studentore dhe do të vijojë ta mbështesë atë, duke u bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestuesve.
“Rama në vend të dorëheqjes kërkon ti servirë studentëve shkarkimin e Hitës apo ndonjë tjetër. Në një kohë kur ai qëndron vetë direkt prapa urdhrit. PD ka mbështetur me të gjithë potencialin e saj dhe do të mbështesë me të gjithë potencialin e saj protestën studentore, ndaj dhe jam këtu për tu bërë thirrje demokratëve dhe mbarë qytetarëve, të lënë cdo gjë dhe të bashkohen në këto momente historike për të mbrojtur dhe mbështetur fuqimisht studentët dhe protestën e tyre”, tha Berisha.
Kreu i PD-së iu drejtua gjithashtu pedagogëve dhe mësuesve, duke u kërkuar të rreshtohen në krah të studentëve dhe nxënësve. Ai paralajmëroi masa të rrepta ndaj personave ushtrojnë presion mbi të rinjtë për të zbatuar urdhrat e qeverisë.
“Ju bëj thirrje të gjithë pedagogëve, mësuesve të rreshtohen bashkë me nxënësit e tyre në anën e drejtë të historisë, kundër këtij regjimi të urryer. Si kundër paralajmëroj se në mënyrë absolute do mbahen qëndrimet më të rrepta ndaj mercenarëve që kërkojnë të trysnojnë nxënësit apo studentët duke zbatuar urdhrat e regjimit. Para studentëve dhe nxënësve është historia. Sot çdo biznes i vogël duhet të ulë qepenat dhe të hidhet grevë së bashku me rininë studentore kundër regjimit”, tha kreu i PD.