TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të pranishëm në protestën e Ministrisë së Arsimit ishin edhe disa nga deputetët e PD-së.
Gjithsesi, disa nga protestuesit nuk i mirëpritën, duke u kërkuar të largohen menjëherë.
Belind Këlliçi, Enoz Bozdo dhe Edi Paloka janë përzënë nga protestuesit, të cilët kanë vijuar më pas përplasjen me policinë.
Të rinjtë kanë qenë të irrituar nga prania e deputetit të PD Edi Paloka.
Ata i kanë kërkuar Palokës të largohet nga protesta e tyre. Paloka fillimisht ka kundërshtuar por studentët dhe të rinjtë kanë qenë të vendosur për ikjen e tij nga rruga duke e quajtur deputet i krimit. Ata e kanë goditur deputetin edhe me ujë dhe shishe.
Protestuesit e shoqëruan me thirrjen “Rama në burg, Berisha në Burg”, “deputetët e krimit”.
Edi Paloka: Kam një jetë që protestoj.
Protestuesja: Nuk je për popullin, je për opozitën.
Protestuesit hiodhën dhe ujë dhe shishe në drejtim të deputetit.
Ndërkohë që nga turma janë dëgjuar thirrje kundër Partisë Demokratike.
Në një prej momenteve, një protestues ka lëshuar akuza ndaj PD-së, duke e lidhur atë me trashëgiminë komuniste.
“PD, PD, këlysha komunistësh”, dëgjohet të thotë protestuesi.
Situata ka krijuar një tjetër moment tensioni brenda protestës, ndërsa manifestimi vijon para Ministrisë së Arsimit.
