AKTUALITET, 14 October 2026, 13:02

VIDEO/ Ndërhyn policia, shoqërohen disa të rinj, hiqen barrierat nga rruga! Studentët largohen nga Ministria e Arsimit

VIDEO/ Ndërhyn policia, shoqërohen disa të rinj, hiqen barrierat

Policia ka filluar aksionin e ndërhyrjes ndaj studentëve protestues përballë Ministrisë së Arsimit.

Forcat Shqiponja hoqën barrierat nga mesi i rrugës së Durrësit vendosur nga studentët.

Ndërsa autoboti i ujit u afrua për të shpërndarë turmën. Sakaq, kishim edhe shoqërime të disa të rinjve.

Një e re është shoqëruar nga efektivët e Policisë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ndërsa dëgjohet të kundërshtojë shoqërimin duke thënë: “Po protestoj paqësisht”.

Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit, pas ndërhyrjes me autobotin e ujit me presion.

Për të mundësuar kalimin e autobotit, efektivët e Policisë kanë zhbllokuar rrugën, e cila ishte bllokuar nga protestuesit me kangjella të shkulura. Pas hapjes së rrugës, autoboti ka nisur hedhjen e ujit me presion për shpërndarjen e protestuesve.

Ndërkohë, Policia ka nisur shoqërimin e disa prej protestuesve, ndërsa situata është tensionuar gjatë ndërhyrjes së efektivëve para Ministrisë së Arsimit.

VIDEO/ Ndërhyn policia, shoqërohen disa të rinj, hiqen barrierat