TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protestuesit kanë vendosur kangjella metalike në mes të rrugës, duke krijuar një barrikadë për të penguar kalimin e autobotit të Policisë që hedh ujë.
Përpara Ministrisë së Arsimit vazhdojnë tensionet, teksa protestuesit kanë ndezur zjarr në hyrje.
Gjithashtu, disa prej studentëve të maskuar kanë goditur me gurë dhe sende të forta në drejtim të godinës.
Nga ana tjetër, forcat policore vijojnë të qëndrojnë brenda oborrit të Ministrisë.
Pasi shkulën kangjellat, me to të rinjtë kanë bllokuar krejtësisht rrugën.
Tashmë Rruga e Durrësit është “nën këmbët” e protestuesve, teksa makinat nuk po kalojnë.
Po ashtu, janë shkatërruar edhe kangjella të tjera e reklamat anash rrugës.
Teksa kanë vijuar me hedhjen e gurëve, një i ri i maskuar është ngjitur në shtyllë!
Të rinjtë protestues dëgjohen duke iu drejtuar Policisë me thirrje: Ju urrejmë, sa turp të jesh polic.
Revolta e studentëve nisi me revoltë, ku pati bojkot të mësimit nga studentët dhe nxënësit. Mijëra persona ndodhen në rrugë duke protestuar.


