TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protesta para Ministrisë së Arsimit ka agravuar. Protestuesit e maskuar kanë shkulur ndriçuesit e rrugëve.
Ndërkohë policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e tyre.
“Rama jep dorëheqjen”, kanë brohoritur protestuesit, ndërsa situata është tensionuar sërish.
Gjatë protestës, Policia ka përdorur sërish ujë me kimikate në drejtim të të rinjve me qëllim shpërndarjen e tyre.
Po ashtu policia më herët hodhi edhe gaz lotsjellës.
Më herët, përfaqësues të opozitës kanë dënuar atë që e cilësojnë si dhunë policore ndaj protestuesve, ndërsa Delegacioni i Bashkimit Evropian ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e protestës dhe ka kërkuar që çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës të hetohet me përparësi.