AKTUALITET, 14 October 2026, 12:08

VIDEO/ “Mos na provokoni”, vazhdon të tensionohet protesta para MAS. Policia nuk ndërhyn, qëndron brenda godinës

VIDEO/ “Mos na provokoni”, vazhdon të tensionohet protesta para

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit ka nisur me tensione. Një grup protestuesish kanë shkulur kangjellat metalike dhe sinjalistikën rrugore pranë godinës, ndërsa kanë hedhur sende të forta në drejtim të forcave të policisë.

Më herët, studentët iu drejtuan në kor Forcave Speciale me thirrjen: “Mos na provokoni!”. Ndryshe nga një ditë më parë, uniformat blu ende s'janë kundërpërgjigjur dhe po qëndrojnë brenda perimetrit të godinës. 

Ndonëse protesta ishte njoftuar të niste në orën 14:00, demonstrata nisi shumë më herët. Studentë të Fakultetit të Mjekësisë, Fakultetit të Shkencave dhe fakulteteve të tjera bojkotuan mësimin duke u grumbulluar në rrugë për të marshuar në drejtim të MAS. 

Bojkoti ishte paralajmëruar nga disa universitete dhe fakultete pas përplasjeve të dhunshme të një dite më parë.
Protestës i janë bashkuar edhe nxënësit e gjimnazit “Partizani”, të cilët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë bllokuar rrugën para shkollës së tyre.